Duke nisur nga 1 shtatori, për pothuajse një muaj në të gjitha shkollat dhe gjimnazet e vendit do të zhvillohen orët e konsultimeve. Institucionet arsimore janë përgatitur për të pritur nxënësit, të cilët do të zgjedhin të përsërisin njohuritë nga viti i kaluar, një pjesë e konsiderueshme e të cilit u zhvillua online, për shkak të pandemisë.

 

MIMOZA HAMZA

DREJTUESE E SHKOLLES “VASIL SHANTO”

“Të gjitha shkollat, jo vetëm “Vasil Shanoto” kanë bërë maksimumin për të zbatuar me përpikmëri protokollin për të mirëpritur nxënësit nesër. Jemi të vetdijshëm që mësimi online dhe ai fizik 30 minutësh ka patur problematikat e veta dhe ka lënë boshllëqe, për këtë arsye kjo periudhë do shërbejë për të plotësuar njohuritë.”

 

Temat do të përshtaten në varësi të nevojave të nxënësve, në lëndët kryesore.

 

MIMOZA HAMZA

DREJTUESE E SHKOLLES “VASIL SHANTO”

“Matematikë, gjuhë dhe anglisht për ciklin 9 vjeçar dhe matematikë dhe gjuhë për filloren. Temat paraprake janë të përcaktuara në protokollin e ministrisë, por në varësi të nevojave dhe kërkesave të nxënësve, mësuesi e përshtat.”

 

Përgjatë këtyre javëve, mësimi plotësues do të zgjasë dy orë në ditë.

 

MIMOZA HAMZA

DREJTUESE E SHKOLLES “VASIL SHANTO”

“Mësimi do fillojë në 8:30 sipas protokollit, por në varësi të ♪5do shkolle, mund të nisë që në 8:00 ose në 09:00, e përcakton vetë stafi. Orët mësimore do jenë 45 minuta, por nxënësit do qëndrojnë në shkollë dy orë të plota. Përveç mësimit do i angazhojmë dhe në aktivitete të tjera, kulturore, sportive, etj.”

 

Konsultimet do të zhvillohen duke respektuar protokollin me rregullat anticovid, ndërsa viti i ri shkollor pritet të nisë më 27 shtator për të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *