E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nesër nis rinumërimi për Fierin, procesi për Tiranën nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat

Me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve nesër do të nisë procesi i rinumërimit të votave për të gjithë qarkun e Fierit për subjektet politike dhe kandidatët.

Ankimimi u bë në KAS nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila humbi një mandat në Fier për rreth 500 vota, përballë Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike nuk shpreson për mandat por e konsideron si një aksion në shërbim të transparencës.

Reklamë

Pas Fierit rinumërimi do të zhvillohet edhe per 257 kutitë e qarkut të  Durrësit, përfshirë edhe diasporën.

Të premten përfundoi rinumërimi për qarkun e Tiranës, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultat./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë