Subscribe

Nga dita e hënë do të nisë ndarja e shpërblimeve për pensionistët, për festat e fundvitit në masën 5 mijë lekë.

 

Pas vendimit të qeverisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Posta Shqiptare kanë hartuar një grafik për shpërndarjen, me qëllim që të mos krijohen radhë të panevojshme.

 

Zyrat e postës ku tërhiqen paratë do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e 30 në mëngjes për tu mbyllur në 20 në mbrëmje. Ky orar do të zbatohet nga data 17 deri në 29 dhjetor.

 

Të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh në ditën që marrin pensionin. Ndërsa ata persona të cilët e kanë marrë pensionin për muajin Dhjetor në orët e pasdites mund të paraqiten në sportelet e postës për të tërhequr paratë.

 

Instituti i Sigurimeve sqaron se të gjithë ata pensionistë që për arsye të ndryshme nuk arrijnë të marrin gjatë muajit dhjetor shpërblimin do të kenë mundësi ta tërheqin atë në Janar.

 

Ndërsa masa e shpërblimit do të transferohet në llogaritë bankare përkatëse për ata të moshuar që e marrin pensionin në bankë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *