Subscribe

23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit do të dalin mëngjesin e së mërkurës para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Kancelari i Gjykatës së Kukësit Shikim Korbi, tha se Prokuroria depozitoi kërkesat përkatëse për akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe shkatërrimit të pronës.

 

Ndonëse Korbi nuk dha detaje mbi kërkesën e Prokurorisë, burime pranë organit të akuzës bënë me dije se Prokuroria e vlerëson të ligjshme ndalimin e tyre dhe se per organizatoret do te kërkohet arrest me burg.

 

Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e protestuesve vazhdojnë te jenë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

 

Që prej së dielës 13 prej të arrestuarve ndodhen në Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

 

Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta, si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Ata kërkojnë nga qeveria që të rishikojë vendimin pasi çmimi 5 euro është tepër i lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *