Subscribe

Këtë të mërkurë do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ku spikat dueli Vllaznia-Laci. Dy skuadra me objektiva maksimal këtë sezon do të kërkojnë me doemos fitoren dhe në Kupë për të kaluar në  finalen e madhe.

 

Shkodranët rikthehen të luajnë ndaj Lacit 4 ditë pas barazimit pa gola në Kampionat. Kuqeblutë e drejtuar nga tomas brdaric e shohin Kupën edhe si një shpëtim për të kapur Europën

 

THOMAS BRDARIC

TRAJNERI I VLLAZNISË

”Kjo është një mundësi e mirë dhe për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishme të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, në Kupë dhe kampionat. Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin.”

 

Ndërkohë , dueli tjetër është ai mes Teutës dhe Skënderbeut në Niko Dovana. Korcarët  do të bëjnë gjithccka për të tentuar kalimin në finale. I këtij mendimi është trajneri i Skënderbeut Migen Memelli, i cili në prag të sfidës  nuk fsheh ambicjet për të kapur finalen.

 

MIGEN MEMELLI

TRAJNER I SKËNDERBEUT  

Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale. euta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë.

 

Korçarët tashmë kanë hyrë në fazën e nxehtë të sezonit, ku brenda katër ditësh do të luajnë dy herë me durrsakët, fillimisht në transfertë për kompeticionin e Kupës dhe më pas në shtëpi në takimin e vlefshëm për kampionat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *