E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nesër fadromat zbresin në Velipojë dhe Ksamil

Nesër fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit zbresin në terren për të prishur objektet pa leje në vijën bregdetare. I ftuar në “E-ZONE” zv/kryeinspektori i IKMT Guri Seferi shpjegoi se cilat janë zonat më problematike.

 

“Velipoja si dhe Ksamili janë dy fshtatrat turistikë ku dominojnë ndërtimet pa leje. Më së shumti bëhet fjalë për bare dhe restorante, por nuk  mungojnë dhe njësi akomoduese, pra hotele. Të gjitha objektet janë verifikuar lidhur me ligjshmërinë e tyre edhe me Agjencinë e Kadastrës. Prishjet do të pasohen edhe me heqjen menjëherë të inerteve.”

 

Reklamë

Përfaqësuesi i IKMT-së shprehet se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, pasi ndërtimet pa leje nuk kryhen më si dikur, por fenomeni mbetet ende prezent.

 

“Ne e kemi patur penalitetin 500 mjë lekë të reja për ata që ndërtojnë pa leje, ndërsa tashmë ligji është ashpërsuar dhe ndëshkimi ka arritur në 5 milionë lekë, deri në ndjekje penale”, u shpreh Seferi.  

Më shumë video

Reklamë