E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nesër, e gjithë Greqia në grevë

Ditën e nesërme Greqia do të paralizohet për shkak të grevës 24-orëshe, e organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve dhe unioneve të tjera. Sektorët kryesorë publikë nuk do të jenë në funksionim ditën e nesërme, duke protestuar kundër varfërisë, papunësinë dhe taksave të larta.

 

Po ashtu, do të punojnë  me kohë të reduktuar  tramvajet, hekurudha elektrike, metroja dhe autobusët. Punonjësit e hekurudhës dhe të porteve do të marrin pjesë në ketë proteste. Greva 24-orëshe pritet të shkaktojë probleme në qarkullim, në shkolla, spitale etj, përveç urgjencës.

 

Reklamë

Gazetarët gjithashtu janë të përfshirë në grevë. Ajo do të ndikojë gjithashtu edhe në fluturimet e Olympic Air për rreth katër orë. Ndërsa federata e mësuesve do të marrë pjesë duke bojkotuar mësimin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë