E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nesër dueli Partizani-Teuta/ Te Tirana optimizëm për sfidën ndaj Skëndërbeut

Partizani-Teuta është dueli që do të hapë siparin e ndeshjve në futbollin shqiptar të premten në mbrëmje. Shumë ndryshime tek të dyja skuadrat krahasuar me sezonin e kalur në të cilin Teuta u kurorëzua si kampione e Shqipërisë. Megjithatë, të kuqtë e kryeqytetit i kanë të gjitha mundësitë për t’u hakmarrë ndaj djemve të detit. Kështu tregon dhe trajneri Ilir Daja në prag të sfidës, i cili tha se të luash me ekipin kampion, motivimi është dhe më i madh .

 

ILIR DAJA- TRAJNERI I PARTIZANIT.

”Deri në fund ishim aty, një nga pretendentët kryesor. Nuk ka ndeshje të vështira dhe të lehta, besoj që luajmë me ekipin kampion, motivi është më i madh. Në përballjet e vjetshme kemi qenë aty, me 3 barazime dhe një fitore më shumë nga ana jonë. Me një Teutë dhe Partizan të ndryshua tashmë, ne presim që nesër të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi edhe pragmatistë, sepse e dimë që nuk kemi formën maksimale, për shkak të dinamikës së zhvillimit të merkatos.”

 

Ndërkohë, Tirana po kryen përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Skënderbeut. Bardheblutë synojnë që këtë vit të rikthejnë titullin kampion në shtëpinë e tyre. Një objektiv i denjë ky për një klub me histori si Tirana, por jo i thjeshtë kur përballë ka emra si Teuta, Vllaznia, Laçi apo rivalët e përjetshëm të kuqtë e Partizanit. Tekniku Orges Shehi në një intervistë për Vizion Plus tregon pritshmëritë për sezonin e ri.

 

ORGES SHEHI – TRAJNER I TIRANËS

 

”Që nga emri i vetë Tiranës, skuadra jonë gjithmonë hynë në fushë për titullin kampion. Forma e grupit është e mirë. Po punojmë fort për të arritur që në ndeshjen e parë fitore. Jam i kënaqur me organikën e skuadrës edhe pse largimi i Celhakës na ka lënë një boshllëk të madh . Kjo edhe pse ndodhi në momentet e fundit. Megjithatë pres shumë nga djemtë e mi. Nuk them një rival, pasi rivali jonë i vetëm është vetja jonë është Tirana…”

 

Një nga afrimet e Tiranës, këtë sezon, ishte dhe një emër i dashur për tifozërinë, si Gentian Muça i rikthyer pas një viti në shtëpinë bardheblu.

 

GENTIAN MUCA –  FUTBOLLIST I TIRANËS

“Jam në përfundim të karrierës sime dhe ku ka më mirë se ta mbyll në shtëpinë time bardheblu.Me duket sikur nuk jam larguar asnjëherë realisht. E ndjej shumë peshën e kësaj fanelle.Premtoj tifozëve që me rikthimin e tyre në stadium, dhe skuadra do të ketë një tjetër motivim.”

 

Tirana luan ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Skënderbeut të shtunën në  stadiumin ”Selman Stërmasi” në orën 13:45.

 

 

Vazhdo të lexosh