Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar sot qytetarëve të Durrësit pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Kryeministri theksoi se mezi pret të shkojë nesër të dëshmojë në Komision.

 

“Duam ta kthejmë në një praktikë qeverisë të përvitshme. Se kur vjen puna në Kuvend është e pamundur, aq më tepër se tani është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte. Gara është bërë shumë më e egër por jo në kuptimin e argumenteve, por në kuptimin e kapërcimit të normave etike, të çdo lloj kufiri, dhe në kuptimin e braktisjes së terrenit ku njerëzit jetojnë. Nuk bëhet debate për gjërat e jetës së tyre të përditshme, Bëhen debate kush je ti e kush jam unë e kush ka vjedh më shumë. Mezi po pres të shkoj nesër, mos e humbni nesër”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *