Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina.

 

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit.

 

“Dita pa Makina”, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmanguar të paktën për një ditë në muaj përdorimin e automjeteve të tyre.

 

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve. në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

 

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
  • Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
  • Mjetet e emergjencës, Poiicisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
  • Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *