Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”, në unazën lindore Loti 2.

 

ARRSH njofton se duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

 

Njoftim

Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve  do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri” 

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *