Kur nisin dyshimet për fundin e një dashurie, shenja e parë së cilës duhet t’I kushtohet rëndësi është distanca. Nëse AI fillon të kërkojë më tepër hapsirë, kohë të lirë për veten, atëherë duhet të shqetësoheni.

 

Shenja e dytë që dërgon sinjale është komunikimi; partneri fillon të bëhet gjithnjë e më i largët dhe kjo duket edhe në komunikimin e përditshëm, në gjërat e vogla që dikur iu bënin të buzëqeshnit.

 

Vonesat e vazhdueshme janë një tjetër sinjal. Nëse dikur vinte në takim 1 orë përpara, tani që vonohet nuk është si më parë. Mendojeni pak, për çfarë ju duhet një partner që ju lë të prisni?!

 

E fundit, por jo nga rëndësia, është përkushtimi. Nuk e kemi fjalën për suprizat o dhuratat e mëdha. Përkushtimi duket gjithmonë, edhe në gjëra fare të parëndësishme…Hapni sytë! / Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *