Nëse qëndroni shumë gjatë ulur, rrezikoheni nga kanceri

Ju duhen akoma aryse pse duhet të lëvizni më shumë? Studiuesit kanë gjetur se sa më shumë të qëndroni ulur, aq më të rrezikuar jeni nga kanceri.
“Ky është studimi i parë që tregon një lidhje midis qëndrimit pa lëvizur dhe kancerit vdekjeprurës”, tha autorja kryesore e studimit Dr. Susan Gilchrist.
Sipas saj, zëvendësimi i të paktën 30 minuta ulur me një aktivitet fizik të lehtë mund të ulë këtë rrezik.
“Gjetjet tona nënvizojnë edhe një herë se është e rëndësishme të ulesh më pak dhe të lëvizësh më shumë”, shtoi ajo.
Studimi u kërkoi rreth 8,000 njerëzve të vishnin një pajisje gjurmuese për shtatë ditë rresht, gjatë periudhës kohore midis 2009 dhe 2013. Asnjë nga njerëzit nuk kishte kancer në fillimin e studimit.
Pas një ndjekjeje pesë-vjeçare, studiuesit zbuluan se njerëzit që rrini më shumë ulur kishin një rrezik 82% më të lartë të vdekjes nga kanceri në krahasim me individët që lëvizinin më shumë.




