Çdo medikament shoqërohet me një listë të gjatë apo jo, të efekteve anësore e kjo nuk është një sekret. Por një studim i fundit doli në përfundimin se rreziqet qe vijne nga disa pilula të caktuara janë nënvlerësuar për vite me rradhë.

 

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Londër (Institute of Cancer Research) besojnë se këto rreziqe në të vërtetë janë rreth 60% më të larta se sa shumica e njerëzve mendojnë.Një studim i fundit i bërë me 39,000 gra britanike të cilat po kalonin periudhën e menopauzës dhe po trajtoheshin me hormone ishin tre herë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

 

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kjo terapi rrit rrezikun e kancerit të gjirit, por shkencëtarët janë duke zbuluar se sa i lartë është rreziku. Sipas studimi të publikuar së fundmi 34 në 1.000 femra janë diagnostikuar me kancer vetëm pas trajtimit me hormone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *