Teknologji
Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, duhet ta fshini menjëherë!

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të kenë kujdes nga një virus i ri i cili i kërkon atyre të paguajnë për të përdorur aplikacionin.
Vetë përdoruesit e këtij aplikacioni kanë publikuar përmbajtjen e mesazhit që i kërkon të paguajnë para shtesë pasi abonimi i tyre ka përfunduar dhe si të paguajnë për të marrë një abonim të ri.

Në mesazh shkruan: “Abonimi juaj ka skaduar. Për ta verifikuar llogarinë dhe për të blerë një abonim jetësor për vetëm 0.99 GBP thjeshtë klikoni në këtë link”.
Përdoruesit të cilët kanë marrë këtë mesazh, duhet ta fshijnë atë menjëherë.




