Subscribe

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi ka akuzuar Taulant Ballën se ka përjashtuar krerët e partive të vogla nga diskutimi lidhur me zhvillimet mbi reformën zgjedhore.

Në seancën e sotme parlamentare, Gjuzi deklaroi mes të tjerash se ata janë gati për sherr nëse socialistët duan një gjë të tillë.

“Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Cfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me c’të dojë Brenda, futet, se është future këtu me cdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën.”

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu drejtua duke i thënë se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie.

“Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *