Juristi Skerdjan Dhuli ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban qëllimisht Fredi Belerin në qeli. Në një intervistë për emisionin 7pa5, Dhuli tha se për Belerin nuk ekziston asnjë provë dhe fakt konkret, por sajesa të policisë dhe prokurorisë.

 

Juristi më tej shtoi se nëse Beleri i dërgon një kërkesë KQZ për t’i thënë që do heqë dorë nga mandati, ai do të dalë menjëherë nga qelia.

 

Beleri duhet të ballafaqohet me provat. Prokuroria ka ngelur në një hallkë që e ka futur policia e shtetit. Dosjen e kanë sajuar me mangësi juridike dhe po sajojnë dëshmimtarë. Këta dy dëshmimtarit kryesore, vëllezërit Rama kanë dhënë dëshmi të kundërta në prokurori. Nuk di se cilës ti referohem. Gjykata ka ngecur në faktin që prokuroria i ka ccuar një dosje të mangët që nuk ta pranon as studenti i vitit të parë të drejtësisë.

 

Gjykata është vendosurpara një problematike të madhe. Në rast se Beleri do kishte humbur,nuk do ishte marrë njeri me të. Nëse Beleri sot lëshon një deklaratë që dorëhiqet nga bashkia, ai del nesër. Problemi nuk është me Fred Belerin si person, por është politike.

 

Nëse Beleri hap kutinë e pandorës për korrupsionin në bashkinë e Himarës, bie qeveria”.

 

Beleri u arrestuar dy ditw para zgjedhjeve vendore tw 14 majit, dhe akuzohet pwr shit-blerje te votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *