E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 37 minuta më parë
Politikë

“Nëse Basha nuk largon Berishën…”/ Çfarë po paralajmëron Kreshnik Spahiu?

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu parashikoi ndërprerjen e marrëdhënieve midis ndërkombëtarëve dhe Partisë Demokratike, nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk largon nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Në “Facebook”, Spahiu u shpreh se në sallën e Parlamentit nuk mund të ketë vend edhe për përfaqësuesit e SHBA-BE, edhe për Berishën.

 

“PARASHIKIM: Nëse Lulzim Basha nuk e largon Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe si deputet i tyre, në shtator SHBA dhe BE zyrtarisht ndërpresin mardhëniet me grupin parlamentar dhe partinë duke e bojkotuar pa afat. Kush mendon se shpallja Non-Grata pengon vetëm vajtjen si turist në Amerikë, ka gabuar shumë rëndë. Ruajeni këtë mesazh deri në 10 shtator: Atë ditë: Ose Berisha, ose ambasadorët në sallë ditën e parë të legjislaturës parlamentare: Të dy, JOOO.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë