Neritan Licaj, një nga aktorët që e ka mbrojtur në këto dy vite rezistencë Teatrin Kombëtar ka reguar lidhur me shembjen e godinës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në një mesazhi të shkurtër në “Facebook”, përmes së cilës shpreh dhimbjen, Liçaj shkruan se me shembjen e Teatrit ka vdekur edhe një pjesë e tij.

Ai shtoi se në rrënojat e Teatrit ndodhen dy kufoma dhe ata janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja, por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj! Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *