Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, aktori i njohur, Neritan Liçaj teksta dbeatohej për veprat e artit, punimet e tyre artistikisht cilësore dhe vendosjen e tyre është shprehur se në qytetet tona nuk ka hapësirë për to.

Sipas tij duhet ngritur një tavolinë specialistësh në mënyrë që të zhvillohen artisitkisht edhe qytetet.

“Ne nuk kemi qytetet të konceptuara për qytete arti, në kuptimin e të paturit art shumë, dhe për më tepër, po i mbysim akoma më tepër. Është shumë e vështirë gjetja e një hapësire për të vendosur një vepër arti në të gjitha qytetet tona.

Dhe e bën më të vështirë akoma komisionimin për të vendosur një vepër arti diku, sepse vepra e artit konceptohet me të tërën.

Duhen tavolina specialistësh, që ti zhvillojmë pak dhe artistikisht qytetet tona.

Duhet të fillojmë ta bëjmë, sepse ne po zhdukim gjërat më të bukura që kemi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *