Nëntë raste të reja me koronavirus në Shqipëri (Shpërndarja gjeografike)
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe nëntë persona të tjerë.
Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë testuar 146 qytetarë të dyshuar.
Totali i të infektuarve shkon kështu në 998. Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.”
Raste aktive në vendin tonë janë 177. Shpërndarja gjeografike e tyre është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
Të shtunën në mbrëmje u shënua edhe viktima e 32-të, një 64-vjeçare nga Tirana që vuante edhe nga limfona e trurit.




