E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nënshkruhet protokolli për bashkëpunim ekonomik me Çekinë

Nënshkruhet në Pragë protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë. Ky protokoll u firmos nga  zv.ministrja e Financave, Belinda Ikonomi dhe për palën çeke nga zv.ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Martina Tauberová.

 

Gjatë këtij sesioni të 6-të të grupit të përbashkët të punës mes dy vendeve, dy zv.ministret diskutuan mbi hapat që do të ndërmerren nga të dyja palët në vijim.

 

Reklamë

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milionë euro.

 

Në këtë protokoll përfshihen çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve në infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë