E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja Serbi-Kosovë/ Thaçi falenderon Donald Trump dhe Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë, për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik. Marrëveshje e firmosur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka falënderuar SHBA-të për udhëheqjen në këtë proces, ndërsa thekson se Kosova do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik.

Reklamë

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sot, në Washington. Falenderues ndaj Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Tëitter.

Judd Deere, asistenti i presidentit Trump njoftoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkuar këtë të premte në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Përmes një postimi në “Tëitter”, zyrtari amerikan theksoi se Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç kanë firmosur marrëveshjen për normalizim ekonomik.

 “Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Tëitter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë