Subscribe

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e Parisit per ndryshimet klimatike, marrëveshje qe është firmosur nga rreth 170 vende te botes. Ne emër te qeverise shqiptare, zevendeskryeministri Niko Peleshi, deklaroi se vendi yne do te ndërmarrë veprime konkrete për minimizimin e ndryshimeve klimaterike. Ndërkaq numri 2 i qeverise shqiptare ka marre pjese edhe ne Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Më lejoni të shpjegoj shkurt se çfarë domethënie ka qëndrueshmëria për ne, për të tashmen dhe vitet që vijnë; Do të thotë përforcim i zotërimit të ligjit, forcim i vlerave demokratike të shoqërisë sonë, rritje të performancës ekonomike, mirëqenie për njerëzit, duke thelluar harmoninë tonë shoqërore me bazë të gjerë. Reforma e sistemit gjyqësor, punësimi në përgjithësi dhe integrimi i të rinjve në tregun e punës në veçanti, gjithëpërfshirja për personat me aftësi të kufizuar dhe e gjithë atyre që mund të kontribuojnë ndaj zhvillimit, fuqizimi i grave dhe vajzave, janë elemente kyç të përparimit tonë.”

Prej vitit 2014, Shqipëria është duke punuar ngushtë me agjencinë e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *