Subscribe

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në turizëm mes Shqipërisë dhe Kinës.  Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro iu referua Kinës si një treg me potencial për vendin tonë ku lehtësimi i protokolleve të Covid-19 dhe një marrëveshje favorizuese mes dy qeverive për lehtësimin e lëvizjeve mes vendeve, do të sjellë rritje të flukseve turistike nga ky vend.

 

 

Gjithashtu Kumbaro theksoi se muaji janar i vitit 2023 ka një fluks vizitorësh të huaj 94% më shumë se viti paraardhës.

 

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Unë besoj që kjo marrëveshje vjen në një moment kur turizmi po bëhet kampion i sektorit të ekonomisë ndoshta edhe më përpara seç e kemi menduar, po të kemi parasysh që viti 2022 u mbyll me 7.5 milionë vizitorë të huaj dhe janari i vitit 2023 ka nisur me 94% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me janarin e vitit 2022”

 

 

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Ding Zhou u shpreh se kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

 

 

DING ZHOU

AMBASADORI I KINES NE SHQIPERI

“Besoj se marrëveshja do të çlirojë më tej potencialin e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe do të krijojë pikat e reja të bashkëpunimit me interes të përbashkët mes Kinës dhe Shqipërisë. Do të çojë përpara lidhjet midis njerëzve dhe do të konsolidojë miqësinë tradicionale mes dy vendeve. Sipas memorandumit, të dyja palët do të shkëmbejnë informacione, ekspertizë dhe trajnime mbi turizmin, do të promovojnë destinacionet turistike si edhe të zhvillojnë oferta turistike me interes të veçantë”

 

 

Kjo marrëveshje do të shoqërohet me një vizitë të ministres Kumbaro në Kinë me ftesë të homologut të saj, kompletuar me një agjendë promovimi në tregun kinez, në bashkëpunim me turoperatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *