Këshilli Bashkiak i Dibrës është mbledhur në mënyrë urgjente për t’i deleguar kompetencat njërit prej zëvendësve te ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Mes zv/kryetarit të PS Sali Tërshalla dhe atij të PDIU, Et’hem Fida, këshilli ka rënë dakord unanimisht qe t’ia besoje Fides drejtimin e përkohshëm te Bashkisë. Sipas ligjit për qeverisjen vendore, zëvendëskryetar do të ketë kompetenca të kufizuara, vetëm për miratimin e ndihmës ekonomike si dhe firmosjen e borderove të pagave të punonjësve, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Shukri Xhelili mund të rikthehet vetëm në rast të pezullimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese. Në të kundërt, Bashkia Dibër, do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të pjesshme, çka ka me shume gjasa te ndodhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *