Nënkryetari i Bashkisë Elbasan Ervin Saraci është ndarë nga jeta në moshën 37 vjec.

Një lajm i rëndë që ka tronditur jo pak të gjithë qytetin, jo vetëm për shkak të moshës por edhe për shkak të respektit që ai gëzonte në opinionin public.

Ervin Saraçi pësoi një goditje cerebrale në kokë pak ditë më parë dhe së fundmi megjithë përpjekjen e mjekeve, ai kishte kaluar në vdekje klinike.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Saracit ditën e sotme u dha nga vetë Bashkia Elbasan.

Ai kishte mbajtur disa pozicione në administraten publike në vitet e fundit, fillimisht si drejtor i një drejtorie , pastaj si nënkryetar ku ishte aktualisht në detyrë.

Ervini njihej edhe per pasionin e tij te madh per sportet, ne menyre te vecante ngjitjet ne lartesi.

Saraci ishte I martuar dhe la pas edhe një djal 9 vjecar.

 

 

Njoftimi i Bashkise Elbasan

 

Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.

Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.

Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.

Bashkia e Elbasanit falenderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.

Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *