E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Neni që PS mund të godasë SPAK, ja çfarë fshihet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në nenin 75 të Kushtetutës, që përcakton kompetencat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Bylykbashi, i ftuar në studion e QUO VADIS, u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse Partia Socialiste mund të ndërhyjë në këtë nen. Ai tha se reforma në drejtësi nuk mund të përdoret më si slogan politik, ndërsa vuri në dukje problematika në funksionimin e sistemit të posaçëm.

Reklamë

Bylykbashi argumentoi se dimensioni i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri kërkon struktura më të forta dhe më të gjera.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Është edhe neni 75 që flet për kompetencat e SPAK-ut. A mund të ndërhyjë Partia Socialiste edhe aty?

Bylykbashi: Ata po kuptojnë diçka sot, ka mbaruar periudha kur mund të bëhej fushatë me reformën në drejtësi. Një nga problemet që ka sistemi i posaçëm antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar është se është i ndërtuar keq, është si një ‘grykë shishe’. E kanë ngarkuar shumë, është i vogël dhe nuk arrin dot të përballojë problemin. Nëse flasim për krimin e organizuar në nivelin që e përshkruan prokurori i antimafias së Katanzaros, Nicola Gratteri, një nga figurat kryesore të antimafias. Ai thotë se mafia shqiptare është mafia e dytë në botë pas ‘Ndranghetas’. ‘Ndrangheta’ është më e madhe, më e fuqishme, më e rrezikshme dhe më e pasura, ndërsa shqiptarët janë të dytët. Kjo do të thotë se një strukturë kaq e vogël mund të jetë e kontrollueshme që të mos na ikë nga duart, por nuk e kryen punën e duhur. Ajo nuk e zgjidh dot korrupsionin në një dimension kaq të madh sa ai që kemi ne. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë