E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Nënë Tereza” në Rio De Janeiro

Është zhvilluar në katedralen metropolitane te Rio De Zhaneiro, ceremonia e dorëzimit te shtatores se Nene Terezës. Kjo dhurate simbolike  me rastin e shenjtërimit te saj per popullin brazilian, u mundësua nga sipërmarrësi shqiptar Kadri Morina. Kardinali Tempesta, e cilësoi Nene Terezën si “mëshira e zotit ne toke” dhe fruti i popullit shqiptar, me gjithë te mirat qe i solli njerëzimit. Për të, kjo shtatore është një dhurate e jashtëzakonshme qe do t’i japë jo vetëm katedrales, por gjithë Brazilit vlera te reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”. Shtatorja e Nënë Terezës në Rio do të zërë vendin kryesor te katedrales metropolitane.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë