Subscribe

Papa Françesku ka miratuar shenjtërimin e Nënë Terezës më 4 shtator të këtij viti. Kisha Katolike në Vatikan ka njohur dy mrekullitë e humanistes me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 87-vjeçare. Për të shpallur dikë të shenjtë, Kisha Katolike duhet të njohe dy mrekulli. Në vitin 2003, Papa Gjon Pali i Dytë njohu mrekullinë e parë të shërimit të një vajze 30-vjeçare nga Kalkuta, që deklaroi se ishte shëruar nga kanceri në stomak duke e shpallur lumnimin e saj. Më shumë se një dekadë më vonë, nje komision për çështjet e shenjtorëve ne Vatikan njohu dhe mrekullinë e dytë të Nëne Terezës, shërimin e plotë të një besimtari në Sao Paolo të Brazilit, i cili ishte diagnostikuar me tumor në tru. Me herët, edhe komisioni i Nobelit i ka akorduar Nene Terezës, çmimin Nobel të Paqes, duke njohur kontributin e saj për të sëmuret dhe të varfrit në bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *