Adriana Lima ka bërë të ditur se është martuar me partnerin e saj Andre Lemmers.
Supermodelja 43-vjeçare me ndau lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në profilin e saj në Instagram të martën (17 dhjetor).
Engjëlli i Victoria’s Secret postoi një foto të unazave të tyre të martesës dhe shkroi: ” Zyrtarisht zonja Lima Lemmers ose Lemmers “.

Së fundmi Lima ka shpërndarë disa foto të saja nga një udhëtim në Abu Dhabi, ku mesa duket është realizuar edhe fotoja në fjalë.
Çifti filloi lidhjen në fillim të vitit 2021 dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.
Lima mirëpriti fëmijën e saj të tretë, por të parin me Lemmers – në gusht 2022. Çifti mirëpriti një djalë, të cilin e quajtën Cian Lima Lemmers. Një burim i afërt me çiftin i tha People se emri i djalit të tyre ishte ” frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujit në destinacione si Maldivet, Bahamas dhe Bora Bora”.
Modelja ka edhe dy vajza, Valentina 12-vjeçare dhe Sienna 9-vjeçare, me ish-bashkëshortin dhe basketbollistin serb Marko Jaric./vizionplus.tv








