Subscribe

Policia ka zbuluar detaje të reja të vjedhjes spektakolare në një shtëpi në kryeqytet nga pastruesja 49-vjeçare, Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi, tashmë të arrestuar.

 

Efektivët janë rikthyer sërish në shtëpinë e tyre këtë të dielë dhe kanë gjetur shuma edhe më të mëdha parash. Plot 400 mijë euro dhe 8500 dollarëve janë zbuluar të fshehura në tubin e aspirimit. Po ashtu uniformat blu kanë sekuestruar edhe aksesorë të ndryshëm floriri. Pastruesja ka vjedhur shumën marramandëse në shtëpinë ku ajo punonte në rrugën e Kosovarëve.

 

Por, lideri i demokrate Sali Berisha thotë se paratë janë vjedhur në banesën e Alda Klosit, që sipas tij ka qenë shefi e kabinetit të Arben Ahmetaj.

 

SALI BERISHA

KREU I PD

 

Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e Kryeministrisë! Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë e kryeministrisë qindra mijëra euro. Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të zv.kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.

 

Berisha drejton gishtin e akuzës te policia e shtetit, e cila sipas tij është urdhëruar të fshehë identitetin e zyrtares së Kryeministrisë dhe të mos përfshijë në njoftimin për shtyp faktin se ku është vjedhur shuma e parave.

 

Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur  ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve, hajdutët paratë i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Ndërkohë policia ka marrë urdhër të prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.

 

Të shtunën blutë e kryeqytetit njoftuan se arrestuan 49-vjeçaren, e cila së bashku me të birin, në rrugën e kosovarëve kishin vjedhur 120 mijë euro në një banese. Ata ranë në sy për shkak të jetës dhe postimeve luksoze që i biri bënte në rrjetet sociale. Ndërkaq, në total policia ka sekuestruar më shumë se gjysmë milionë euro dhe 3 makina luksoze. Vjedhja dyshohet se u realizua më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Por pas kontrolleve këtë të dielë lindën dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi mund të jenë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *