Subscribe

Një nënë 35 vjeçare dhe një vajzë 10 vjeçare një ditë më parë humbën jetën në një gropë me ujë të hapur pranë banesës së tyre në fshatin Alarup të Pogradecit. Të tilla gropa ka pothuajsë në çdo banesë të këtij fshati, si e vetmja zgjidhje që kanë gjetur banorët për të vaditur të mbjellat e tyre. Kjo bëhet e ditur nga kryeplaku i fshatit Alarup Adriatik Hoxhallari, sipas të cilit në mungesë të sistemit të vaditjes banorët kanë qenë të detyruar të hapin vetë gropa për të shfrytëzuar burimet ujore që ka zona, si e vetmja mundësi për të vaditur kulturat bujqësore, kryesisht pemëtari. Ai tregon se 35 vjeçarja Liljana Mazelli ka qenë me vajzën 10 vjeçe duke punuar në baçen me lajthi kur për një moment vajza i është larguar, atëherë kur ka rënë në gropën me ujë, e pas saj edhe 35 vjeçarja e cila ka dashur ta shpëtojë. Ajo që e shqetëson kryeplakun është mungesa e sistemit vaditës, si pasojë e të cilit banorët rrezikojnë jetën e tyre. Për këtë ai ka edhe një apel, për tu bërë një investim, çka do të zgjidhte njëherë e mirë problematikën shumëvjeçare e cila një ditë më parë krijoi edhe tragjedinë me dy viktima. Në këto gropa rrezikohen gra e fëmijë të cilët në mungesë të bashkëshortëve të tyre detyrohen të dalin çdo ditë për të punuar tokat e për ti vaditur. Fshati ka më shumë se 550 banorë të cilët vuajnë jo vetëm mungesën e sistemit vaditës, por edhe atë të ujit të pijshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *