51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21-vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se vranë me sende të forta 47-vjeçarin Ylber Lezi, janë dërguar në spital psikiatrik. Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim.

 

Fillimisht ato do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës, e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit.

 

Nënë e bijë, pas një konflikti, goditën me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *