E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nënë, duam bukë”/ Vokshi thirrje Ramës: Nuk është kohë për propagandë televizive

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama që të lërë mënjanë propagandën në këtë periudhe.

 

Vokshi shkruan se njerëzit janë të varfër dhe se qeveria duhet t’i sigurojë bukën e gojës çdo familjeje në nevojë, teksa i bën thirrje kreut të qeverisë që të mos e vonojë zbatimin e planit ekonomik.

 

Reklamë

“Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës. Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri. Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit. Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes ‘nënë, duam bukë’”, shkruan Albana Vokshi.

 

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158285094854429/?t=31

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë