E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nëndetësja përfshihet nga flakët, vdesin 14 marinarë

Një zjarr që shpërtheu në bordin e një nëndetëse kërkimore të marinës ruse, ka vrarë 14 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes.

 

Sipas njoftimit, anëtarët e ekuipazhit u helmuan nga tymi kur nëndetësja u përfshi nga zjarri, gjatë marrjes së matjeve biometrike në ujërat territoriale ruse.

 

Reklamë

Zjarri u shua më vonë dhe anija tani është në Severomorsk, baza kryesore e Flotës Veriore të Rusisë në rajonin Murmansk.

 

Autoritetet ruse nuk njoftuan se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën e incidentit, si dhe gjithashtu nuk specifikuan llojin e nëndetëses.

 

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka filluar një hetim mbi incidentin./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë