K. Veriut përgatit sulm bërthamor, SHBA dërgon nëndetësen me 154 raketa

Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në brigjet e Koresë se Jugut, në një kohë kur ekzistojnë shqetësime se Koreja e Veriut po përgatitet për një tjetër testim bërthamor. Nëndetësja “USS Michigan”, e pajisur me raketa, i është bashkuar një grupi luftanijesh të udhëhequra nga aeroplanmbajtësi “Carl Vinson”.
Por Pheniani eshte kundërpërgjigjur me një stërvitje ushtarake, që përkon edhe me 85-vjetorin e krijimit të ushtrisë së saj. Ne vend të një testi nuklear apo të lëshimit të një rakete Koreja e Veriut vendosi disa njësi të artilerisë në rajonin Wonsan në brigjet lindore, ku ka edhe një bazë ajrore. Kjo situatë po monitorohet nga ushtria koreano-jugore.
Gjatë javëve të fundit, tensioni në gadishullin korean është shtuar ndjeshëm, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë shkëmbyer retorika të ashpra mes njëra-tjetrës. “USS Michigan” është një nëndetëse bërthamore që mban 154 raketa lundruese të tipit Tomahaok dhe 60 trupa speciale operative e mini-nëndetëse. Presidenti Donald Trump është shprehur më herët gjatë këtij muaji se ai do të dërgojë një flotë të tërë anijesh luftarake në brigjet koreane.




