Një 33 vjeçare shtatzënë nga Bajza e Malësisë së Madhe, një zonë e izoluara nga dëbora është transportuar me urgjencë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

 

Falë ndërhyrjes në kohë të stafit mjekësor nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

 

Ky është fëmija i tretë për këtë familje dhe do të përfitojë nga bonusi i bebes do të përfitoj çekun e tij me 1milion e 200 mijë lekë.

 

Spitali Rajonal i Shkodrës si gjithë spitalet në vend këto ditë të fotohta janë në gadishmëri për shërbim edhe në zonat të izoluara nga dëbora.

 

Ndërkohë po gjatë kësaj të mërkurë një grua lindi në qendrën shëndetësore në Labinot Katund të Elbasanit.

 

Ajo e solli në jetë fëmijën e saj të seksit mashkull në qendrën shëndetësore të kësaj zone pasi rruga ishte e pakalueshueshme nga dëbora për të shkuar në qytet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *