Kreu i koalicionit “E zeza në të bardhë” në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka kërkuar falje për deklaratën e bërë disa ditë më parë ku shprehej se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë.

Gjatë një interviste të dhënë në gjuhën shqipe në Ulqin, Abazoviç u shfaq i penduar, duke theksuar se nuk kishte qëllim të keq dhe se ishte një lapsus. Sipas tij, ai ishte ishte nxitur nga gazetari ta bënte një deklaratë të tilla.

Ndër të tjera, ai tha se në pjesën e dytë të emisionit foli edhe për pavarësinë e Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.

“Kam gabuar……Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur kam folur lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Ishte një lapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *