Autoritetet amerikane kane publikuar detaje pas hedhjes per here te pare te bombës me te fuqishëm joberthamore, te quajtur “Nena e te gjitha bombave”.

 

Sipas tyre, 36 luftëtare te ISIS kane humbur jetën, si pasoje e bombardimit ne nje baze te shtetit islamik, me tunele te nëndheshme, ne provincën e Nangarharit. Ndërkohë, autoritetet afgane raportojnë se nuk ka patur viktima ne radhët e civileve. Ish-presidenti Karzai e dënoi sulmin, duke e cilësuar “çnjerëzor”, ndërsa theksoi se amerikanet po keqpërdorin vendin e tij. Bomba me peshe 9.8 ton ka shkatërruar nje arsenal te madh armesh, ndërsa mes te vrarëve ishte edhe një komandant i larte i ISIS ne Afganistan.

 

Bomba me shume se 9 metra e gjate, e testuar fillimisht ne vitin 2003, nuk ishte përdorur asnjëherë me pare ne luftimet nga amerikanet. Efekti kryesor i bombës është nje shpërthim i madh i përhapur kryesisht horizontalisht ne nje zone sa me te gjere.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *