Një 40-vjeçare dhe një 19-vjeçar janë proceduar në Mallakastër, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjares së tyre 15-vjeçare.

Kjo e fundit është vajza e 40-vjeçares dhe është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 40 vjeçe dhe për djalin e saj, shtetasin H. L., 19 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjares së tyre, 15 vjeçe (vajza e shtetases M. S.). 15-vjeçarja u pajis më urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *