Një grua 36-vjeçare është ndaluar në Kalamata të Greqisë pas denoncimit të një 38-vjeçareje, nënë e dy foshnjave, përkatësisht 3 vjeç (vajzë) dhe 19 muajsh (djalë) për abuzim të fëmijëve.

Sipas denoncimit, 36-vjeçarja gjatë periudhës kohore që punonte si dado për dy fëmijët ka shfaqur sjellje të forta abuzive ndaj tyre.

Kujdesi i saj me fëmijët zgjati për disa javë, midis dhjetorit 2023 dhe fundit të janarit 2024, kur u zbulua se ajo tundte me dhunë dy fëmijët dhe u bërtiste. Në fakt, lëvizjet e saj janë regjistruar në kamerën, të cilin 38-vjeçarja e kishte instaluar në banesën e saj.

Ndaj 36-vjeçares është ngritur një kallëzim penal, ndërsa nuk është kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore, pasi nuk ka pasur shenja të dukshme tek vajza 3-vjeçare dhe djali 19-muajsh. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *