E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nëna 86-vjeçare shqiptare e mund koronavirusin nga shtëpia, ja çfarë thotë djali i saj

Një e moshuar 86-vjeçare shqiptare, nga komuna e Obiliqit, në Kosovë, e ka mposhtur koronavirusin pa shkuar në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj Rasim Preniqi, në një postim në rrjetet sociale.

Reklamë

I biri thotë, në një status në rrjetet sociale, se ajo është shëruar plotësisht.

“Nëna ime 86 vjeçare mposhti koronavirusin në shërim shtëpiak.

Reklamë

Një falenderim të posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij.

Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, tregon i biri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë