E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nën hetim prej 6 muajsh, arrestohet 31-vjeçari që shiste drogë në Fier (EMRI)

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Frans Begaj, 31 vjeç, banues në Fier.

Reklamë

Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.

Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Më shumë video

Reklamë