Admir Thanza, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga vetting-u,  është nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

 

Sipas hetimeve, ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.

 

Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazh.

 

Admir Thanza u rrëzua në vetting, pasi rezultoi se në formularin e dekriminalizimit ai kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali, rekord kriminal që u zbulua nga ONM dhe iu vu në dispozicion KPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *