Biznesmeni Gazmend Haxhia, një nga përfituesit në mënyrë abusive të fondeve të BE përmes agjencisë SASPAC që drjetohej nga Ilir Beqaj, është arrestuar këtë të hënë në Rinas.
Haxhia ishte i vetmi person nga 7 masat e sigurisë që nuk ishte ekzekutuar për shkak se ai nuk ndodhej në banesë. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën arrest shtëpie. Saspo Gazmend Haxhi ka mbërritur në Rinas ai është arrestuar dhe shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës ku do të njihet me masën e sigurisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Haxhia është pronar i kompanisë ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së. Prokuroria e Posaçme shprehen në dosje se Beqaj si drejtues i SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke. /vizionplus.tv






