E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nën efektin e drogës dhe tërisht jashtë kontrollit; plagos kalimtarët në “Pazarin e Korçës”

Një konflikt është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Korçë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një grua është plagosur lehtë nga një person tjetër në vendin e quajtur “Pazari i Korçës”.

 

I dëmtuar ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për t’i ndarë.

 

Vizion Plus bën me dije se autori ka dalë jashtë kontrollit. Mes tij dhe gruas së dëmtuar nuk ka patur asnjë konflikt më herët. Për shkak të efektit të drogës e ka bërë këtë plagosje.

 

Dy të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Më shumë video