Subscribe

Pasi i komunikoi zyrtarisht akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj reagoi ashpër ndaj SPAK. Ai tha se hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë të fragmentarizuara, një qëndrim që ai e ka mbajtur edhe më herët.

“Për 50 muaj prokuroria nuk mori mundimin të hetojë se përse nga prilli 2010 deri në shtator 2013, centrali i sterilizimi i blerë u mbajt në qese, ndërkohë që ISHP kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT. Që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta”,  tha Beqaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Megjithatë ish-ministri i Shëndetësisë beson se gjykata do të provojë pafajësinë e tij gjatë shqyrtimit të çështjes.

“Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj se do dalë e vërteta e përfitimeve që kanë patur shqiptarët nga sterilizimi”,  u shpreh ish-ministri.

Të bashkëpandehur për të njëjtën dosje hetimore u morën edhe 8 persona të tjerë, të cilëve SPAK u komunikoi akuzën.

Nga 9 të akuzuarit, dy prej tyre janë në paraburgim. Këtu përfshihet ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj i dyshuar se ka kryer shpërdorim detyre dhe biznesmeni që fitoi koncesionin për sterilizimin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit hetohet për mashtrim me pasoja të rënda.

SPAK mbylli hetimet edhe për Saimir Kadiun, drejtori ekonomik në ministrinë e Shëndetësisë, dhe drejtoreshën juridike, Marsela Serjani, po për shpërdorim detyre. Ndërkaq, akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, SPAK ia komunikoi shefit të kirurgjisë në QSUT Arben Gjatës si dhe anëtarëve të komisionit të prokurimit Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi,.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin nga koncesioni me vlerë 100 milionë dollarë për një afat dhjetëvjeçar ata përfituan shuma të mëdha parash. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *