E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Negociatori Nimiç mbyll negociatat

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimiç, pas takimit me krerët e lartë shtetërorë të Maqedonisë, u shpreh se është koha e duhur për zgjidhjen e emrit me Maqedoninë. Gjatë një konference për shtyp me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nimiç u shpreh se ka një vullnet pozitiv për zgjidhjen e kësaj çështjeje nga të dyja palët.

 

 “Isha në Athinë ku dëgjova qëndrimin e tyre për çështjen e emrit. Takova kryeministrin Zaev, kryetarin Ivanov dhe ministrin Dimitrov, dëgjova mendimet e tyre, komentet e tyre. Ka vullnet nga te dyja palët për të përparuar në këtë çështje. Nuk dëshiroj t’i nënçmoj dallimet në mendime. Por ky është momenti i duhur për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që rajoni të ecë përpara, si dhe të thellohet miqësia mes të dy vendeve”,

 

Nimiç theksoi para gazetarëve se dy vendet po negociojnë për emrin, dhe kjo çështje nuk do të rrezikonte identitetin e maqedonasve.

 

“Ne po negociojmë për emrin e shtetit dhe jo për gjuhën dhe identitetin e maqedonasve. E di që nuk është lehtë, por nëse nuk gjendet tani një zgjidhje, atëherë më vonë do të jetë më e vështirë. Ndaj muajt në vijim janë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë.”

 

Ndërsa ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, u shpreh se identiteti nuk mund të jetë subjekt i negociatave.

 

 “Dua të theksoj se kjo çështje është shumë e ndjeshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Disa prej tyre e ndjekin këtë çështje me shqetësim, pjesë e zemërimit. Por absolutisht qe nuk mund të jetë subjekt i negociatave, identiteti i Maqedonisë. Nëse arrijmë në atë pikë, identitetin, nuk do të ketë asnjë zgjidhje.”

 

Megjithatë, Nimiç nuk përmendi asnjë propozim konkret nga pala maqedonase. Ndërmjetësi i OKB mbërriti në Shkup mbrëmjen e së mërkurës, pas vizitës dy ditore në Athinë. Mediat greke, duke cituar burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë, raportojnë se “Maqedonia e Epërme”, është propozimi i ri për emrin ndërsa pala maqedonase ka propozuar emrin “Maqedonia e Re”.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video