E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatorët publikojnë deklaratën. Ja kushtet e PS dhe PD (Deklarata e plotë)

13Th Eu Russia PCC Top Table

Delegacioni i Bashkimit Europian ka publikuar një deklaratë nga takimet e sotme mes David McAllister e Knut Fleckenstein me Ramën, Bashën e Metën.

 

Reklamë

Deklarata e plotë

 

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian,  David McAllister dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein u takuan me mazhorancën dhe opozitë ku patën një diskutim të mirë me palët. Të dy deputetët paraqitën propozime për zgjidhjen e situatës që përfshinin pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik. Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Nga ana e mazhorancës kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara nëse në parlament do të votohej VETTING-u. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për zhvilimin e zgjedhje të dhe të ndershme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë